Apple ka prezantuar dy modelet e reja: iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Dizajni është përmirësar, jo vetëm nga brenda por edhe nga estetika e jashtme. iPhone 7 do të jetë i disponueshëm në pesë ngjyra: Jet Black, Black, Gold, Silver dhe Rose Gold.


Nga risitë kryesore është edhe butoni i ri Home, është revolucionuar në krahasim me modelet e mëparshëm. Butoni do të jetë force sensitive dhe mund të programohet dhe personalizohet nëpërmjet aplikacioneve.


iPhone 7 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe premton foto fantastike si kurrë më parë: fotokamera prej 12MP do të ketë një stabilizator imazhesh, lente me gjashtë elementë, një sensor të ri me megapixel gjashtë herë më i shpejtë në krahasim me iPhone 6s, True Ton Flash Quad-LED, reduktim të zhurmës, etj. Fotokamera përpara do të jetë 7MP.


iPhone 7 Plus do të ketë një fotokamera të dytë që do të ofrojë një zoom të papreçedentë. Edhe ekrani i iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus është rinovuar: ekrani do të jetë 25% më i ndriçuar dhe me më shumë ngjyra.


Sfida tjetër e Apple është audio wireless. Kufjet e reja AirPods do të jenë wireless me sensorë që do të kuptojnë kur një kufje është futur në vesh dhe vetëm në atë moment do të aktivizohet audio. Seicila kufje garanton deri në 5 orë autonomi me një karikim të vetëm.


Proçesori i ri A10 Fusion është 40% më i shpejtë në krahasim me A9 dhe performanca grafike 50% më të shpejta, 240 herë më shpejtë se sa modeli i parë historik iPhone.


iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të jenë të disponueshëm duke filluar nga 16 shtatori. Çmimet do të jenë të njëjtë me ato të iPhone 6s dhe 6s Plus dhe do të kenë 32GB, 128GB dhe 256GB memorie. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment