Apple prezanton zyrëtarisht version 2 të Apple Watch i cili vjen me shumë ndryshime funksionale më shumë se sa ndryshime në dizajn. Gjithashtu bashkë me këtë produkt, Apple sjell edhe sistemin e ri operativ, watchOS 3. Ndër ndryshimet kryesore që do të gjejmë në versionin 2 po rendisim ato më të rëndësishmet.

Rrezistent ndaj ujit
Apple Watch 2 tashmë është kundra ujit dhe rrezistent ndaj tij, deri në një thellësi prej 50 metrash. Kjo karakteristikë është sjellë për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe në pishinë ose ambjente ku ju mund të praktikoni sportin e notit. Ora inteligjente integron një program i cili do të jetë i dobishëm kur notoni, duke ju dhënë statistika të ndryshme. Pika më e dobët është box-i i integruar i cili gjithsesi është ndërtuar mbi një teknologji e cila e nxjerr ujin e mbledhur pas aktivitetit.


Chip-i S2 dhe një proçesor grafik 2 herë më të shpjetë.
Përsa i përket komponentëve fizik që integrohen në brëndësi, bie në sy Chip-i i ri S2 i cili integron tashmë teknologjinë dual core, duke e bërë kështu 50% më të shpejtë se verisoni paraardhës. Është përmirësuar ndjeshëm edhe chip-i grafik i cili tashmë është 2 herë më i shpejtë ndërsa përsa i përket baterisë, nuk ka asnjë lajm zyrëtar.

Sensori GPS
Tashmë Apple Watch 2 integron një sensor GPS i cili ju siguron lëvizje të kontrolluar edhe nëse nuk keni me vete iPhone. Falë këtij sensori, Apple Watch 2 do të mbledhë të dhëna tepër të sakta në lidhje me lëvizjet ditore dhe në momentin e lidhjes me një iPhone, ato do të transferohen në mënyrë transparente.

Sensori për matjen e rrahjeve të zemrës
Tjetër risi që do të gjejmë në brendësi të Apple Watch 2 është  sensori i cili mat rrahjet e zemrës. Për të arritur këtë funksion, prapa orës janë integruar 2 llampa led me ngjyrë jeshile të cilat skanojnë fluksin e gjakut që kalonë në damarët e kyçit të dorës duke shfrytëzuar teknologjinë e fotopletismografisë. Kjo teknologji bazohet në faktin që gjaku reflekton rrezet e ngjyrës së kuqe dhe thith ato me ngjyrë jeshile. Sa më shpejt rreh zemra aq më shumë ngjyrë jeshile thithet nga rruazat e gjakut. Në këtë rast janë llampat led të cilat do të ndryshojnë intensitetin e tyre në bazë të fluksit të gjakut duke i lejuar kështu sistemit operativ watchOS 3 të transformojë këtë informacion në rraje për minutë.


Struktura në qeramikë të bardhë dhe asnjë version prej floriri
Përveç trupit në alumin dhe hekur inox, Apple Watch 2 mund të porositet edhe në versionin e ndërtuar me qeramikë rrezistente. Kjo është një risi në krahasim me versionin e mëparshëm. Tjetër lajm interesant ështue se drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të ndërpresin prodhimin e versioneve me material floriri.

Integrimi me lojën Pokemon GO
Gjatë prezantimit, CEO i Niantic ka prezantuar një program i cili do të vij shumë shpejt në App Store dhe nëpërmjet tij ju mund të merrni informacione në lidhje me personazhet që mund të jenë pranë jush, ato të zbuluar deri tani si dhe mundësinë për të avancuar në hapjen e vezëve të cilat mbajnë personazhet Pokemon.

Integrimi me kufjet wireless ose pa fije
Apple Watch 2 mund të integrohet në mënyrë perfekte me kufjet wireless, ku do të keni kështu mundësinë të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Këto kufje do të jenë të disponueshme duke filluar nga fundi i Tetorit të këtij viti.

Çmimi dhe disponibiliteti
Kosto e vesionit bazë të Apple Watch 2 do të nisë nga 349$, për versionet në alumin dhe hekur inox. Versioni në qeramikë të bardhë do të nisë nga 1249$. Prenotimet për këtë produkt do të nisin nga data 9 Shtator ndërsa në dyqanet e Apple do të vij duke filluar nga data 16 Shtator.

Kto janë disa nga karakteristikat kryesore të Apple Watch 2 ku me siguri shumë prej tyre janë dhe risi përsa i përket një ore inteligjente. Shumë nga funksionet e përmëndura më sipër na bëjnë të mendojmë se në të ardhme ky produkt nuk do të ketë asnjë funksion më pak se një iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment