Apple, më në fund ka publikuar datën e eventit të ri të 2016. Nëpërmjet një faqe në portalin e saj ajo fton të gjithë të shohin këtë event live në faqen e saj. Eventi do të mbahet me datë 7 Shtator. Ndryshe nga vitet e kaluara, eventi i prezantimit të një iPhone të ri është mbajtur më shpejt dhe kjo gjë ka ndodhur para 5 vitesh.

"See you on the 7th" është slogani që kompania ka zgjedhur për të simbolizuar këtë event. Pritet që të prezantohet:
iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus
iPhone 7 i cili nuk do të ketë ndryshime thelbësore në dizajn. Sipas zërave të deritanishëm, nuk do të ketë më lidhjen e kufjeve me Jack e cila do të zëvëndësohet nga Lightning. Nuk do të ketë më versione me 16 GB dhe gjithashtu pritet që iPhone 7 Plus të ketë teknologjinë Dual Camera e cila do të përmirësojë ndjeshëm kualitetin e fotove. iPhone 7 do ketë proçsorin A10, nashkë me ko-proçesorin M10. iPhone 7 pritet të ketë 2GB RAM dhe iPhone 7 Plus 3GB.
iOS 10
Në fund të eventit Apple do të bëjë publike datën e lëshimit zyrtar të iOS 10. 
Apple Watch 2
Tjetër produkt që mund të prezantohet është dhe Apple Watch 2. Ekspertët mendojnë se nuk do të ketë ndryshime në dizajn por një përmirësim të baterisë, sensorit GPS, dhe sistemit operativ. Ndryshimi madhor pritet të jetë fotokamera, e cila mund integrohet më në fund edhe në këtë pajisje.
MacBook Pro
Ndoshta do të shohim edhe një tjetër MacBook Pro. Pas muajsh pritje në 7 shtator mund të prezantohen MacBook Pro të rinj që mund të kenë proçesorë Intel të gjeneratës së fundit, ekran më performues dhe panel OLED në tastierë për të aktivizuar disa taste dhe funksione të sistemit operativ.

Ne ju ftojmë të na ndiqni sepse do t'ju përcjellim çdo lajm që lidhet me këtë event dhe jo vetëm. Gjithashtu si gjithmonë do t'ju tregojmë si ta ndiqni live në kompjuterin ose pajisjen tuaj.
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment