Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën AG Drive.

Në vitin 2260 sporti më në modë janë garat me anije kozmike super të shpejta që sfidojnë njëra tjetrën nga mëngjesi në darkë në qytete ku mungon forca e gravitetit. AG Drive është një lojë që ka fituar shumë çmime, me një kolonë zanore shumë të bukur. 

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe AG Drive do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment