Apple Campus 2 është një projekt kolosal i kërkuar me insistim nga Steve Jobs. Qëllimi i tij do të jetë  pritja e të punësuarve, talenteve të reja që duan të hyjnë në botën Apple, eventeve të ndryshme si dhe shumë funksione të dobishme për kompaninë.

Vizioni i Steve
Në lidhje me këtë projekt, Apple duke shumë e interesuar dhe kjo tregohet nga fakti që shpesh publikon video të cilat paraqesin mbarëvajtjen e punimeve. Një video e bërë me Drone, prej 3 minutash, tregon sipërfaqen prej mijëra hektarësh e cila është një kantier i vërtetë por që tani mund të shihet forma rrethore e ndërtesës e cila ishte pikërisht ajo që kërkonte Steve Jobs.

Panele diellore dhe bimësi
E parë nga lart, ndërtesa duket mjaft mahnitëse edhe pse është akoma në proçes ndërtimi. E gjithë fasada e jashtme do të vishet me xham dhe pjesa e sipërme do të mbajë vetëm panele diellore të cilat do të furnizojnë me energji të gjithë impiantin. Jashtë ndërtesës dhe brënda do të mbillen në total rreth 7000 pemë të cilat do të jenë të 300 llojeve të ndryshme.

Parking dhe qëndër shëndeti
Jasht ndërtesës kryesore do të ketë një parking nëntokësor i cili mund të mbajë deri në 8 mijë makina ndërsa të punësuarit do të kenë në dispozicion edhe një palestër ku mund të ushtrojnë sporte të ndryshme në kohën e lirë.

Auditor i nëndheshëm
Elementi më i rëndësishëm i këtij projekti është salla e eventeve e cila do të jetë nëntokë dhe ku do të mbahen eventet më të rëndësishme. Pritet që eventet e prezantimit të produkteve të reja të mbahen pikërish në këtë ambjent mjaft modern.

Gjithashtu ju këshilloj të shikoni videon e mëposhtëme në të cilën tregohen zhvillimet e punimeve por ku vihet në dukje forma mbresëlënëse e objektit kryesor si dhe krahasimi me gjëndjen e një viti më parë.


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment