Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Stay Awake Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Stay Awake Pro është një program i cili do t'ju mbajë aktiv kur jeni duke udhëtuar dhe jeni të lodhur. Programi mund të komandohet nëpërmjet prekjes ose komandave vokale, dhe funksionet e tij do t'ju mbajnë gjithmonë aktiv.


Minute Commander, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Minute Commander është një lojë ku ju do të drejtoni anijen tuaj luftarake kundrejtë armikut. Në dispozicion do të keni një arsenal armësh. Gjithashtu mund të luani online me 3 nga miqtë tuaj në Game Center. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


- StonePacker Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
StonePacker është një lojë me temë kuic ku ju qëllimi i lojës do të jetë të lëvizni blloqet në mënyrë që të bien gjithmonë poshtë. Nëse jeni të apasionuar pas lojës Tetris, atëherë StonePacker do të jetë një tjetër sfidë për ju. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment