Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Sms ++, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sms ++ është një program mjaft inovativ i cili ju jep mundësinë të dërgoni mesazhe sms vetëm duke folur. Programi do të dëgjojë fjalët tuaja dhe më pas do ti transformojë në tekst, të cilin mund ta dërgoni drejt kontakteve tuaja.


Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


- Ask Me Colors, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ask Me Colors është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve ku ato do të kenë mundësinë të mësojnë të dallojnë çdo objekt nga forma dhe ngjyra. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment