Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Speed Test Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speed Test Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një matës të shpejtësisë së internetit si dhe shumë informacione të tjera në lidhje me rrjetin ku jemi lidhur. Ja vlen ta keni këtë program.


- Ice Road Pinball, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ice Road Pinball është një lojë me temë kuic ku ju do të luani lojën e famshme Pinball. Ajo është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur e cila do ta bëjë më të bukur dhe tërheqëse argëtimin. Ja vlen ta merrni.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment