Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Findit: 200 Pictures, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Findt it është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të gjeni 5 ndryshimet nga dy fotot e shfaqura të cilat duken të njëjta në pamje të parë. Gjatë lojës ofrohen me qindra foto të ndryshme ku kërkohet të gjeni ndryshimet në 20 sekonda. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Robot Warlords, nga 0.89€ falas. /iPhone, iPad
Robot Warlords është një lojë e cila është frymëzuar nga filmi Robot Overlords ku  ju duhet të luftoni me të gjitha mundësitë, pushtuesit e hapësirës të cilët janë rrobotë të ndërtuar me metal. Kini kujdes sepse do të jetë e vështirë ti shkatërroni.


- Stream: Cloud Music Player, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Stream është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ndërtoni lista muzikore me file të cilat i keni ruajtur në akounte të ndryshme Cloud, si iCloud apo Google Drive. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment