Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ask Mathstudio,  nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ask MathStudio është një program edukativ i cili ju jep përgjigje pyetjeve më klasike të matematikës. Ai ju ofron një listë me pyetje që ju bëni më shpesh në lidhje me përllogaritje matematikore dhe për ju do të jetë mjaft e lehtë ti gjeni ato. Ja vlen ta merrni këtë program.


- GP Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gp Pro është një lojë mjaft e bukur me gara me makina ku ju mund të bëni çdo gjë për të ndaluar kundërshtarin dhe të leni kampioni numër 1. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Big Action Mega Fight, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Big Action Mega Fight është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë qytetin e tij duke luftuar në rrugët e qytetit kundra bandave që duan kaos. Duhet të mësoni të përdorni superfuqitë e tij që të dëmtoni sa më shumë kundërshtarin.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment