Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


- Yakin, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Yakin është një lojë mjaft e bukur dhe e ndërtuar mbi grafikën e bazuar mbi pixel. Qëllimi i lojës është fitimi i të gjitha garave me kanoa si dhe mbledhja e sa më shumë yjeve, gjatë garës. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Atomus, nga 0.89€, falas. /iPhone
Atomus është një program zbavitës nëpërmjet të cilit mund të krijoni imazhe abstrakte duke modifikuar linjat shumë ngjyrëshe sipas fantazisë tuaj. Grafika e skenave është mjaft e lartë dhe duke lëvizur gishtat në ekran do të zbaviteni duke luajtur dhe duke krijuar  e kombinuar forma shumë ngjyrëshe të linjave. Ja vlen ta provoni.


TranslateSafari, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TranslateSafari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment