Në App Store është publikuar Spark Pro, një aplikacion për të krijuar filmime plot efekte me anë të iPhone. Me anë të këtij aplikacioni mund të regjistroni dhe të ndani kujtimet tuaja nëpërmjet videove HD në rezolucion 1080p, mund të shtoni muzikë nga libraria juaj muzikore.

Mund të shtoni efekte me cilësi të lartë, modifikoni ndriçimin, kombinoni deri në 90 sekonda filmim, ta prisni, riorganizoni ose fshini një klip video me një prekje, të menaxhoni një numër të palimituar projektesh video njëkohësiht, t'i shpëtoni ato në telefonin tuaj dhe t'i publikoni në rrjetet sociale.

Spark Pro është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment