Para pak ditësh bëmë një guidë për instalimin e Poke Go++, i cili është një tweak që bën të mundur lëvizjen e personazhit të Pokemon Go pa levizur në të vërtetë por me anën e nje Joystick.
Sot do t'iu tregojme si ta instalojmë këtë tweak dhe të tjerë si: Youtube++, Snapchat++ etj. pa Jailbreak.

Çfarë duhet të dispononi: 
1. Një kompjuter Windows ose Mac për të kryer instalimin.
2. iTunes të instaluar për të bërë lidhjen me pajisjen. (Shkarko këtu)
3. Cydia Impactor për të firmosur aplikacionin. (Shkarko këtu)
4. Një ipa të Pokemon Go++ (Shkarko këtu)

Guida:
1. Hapni Cydia Impactor.
2. Lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin.
3. Tërhiqni file-in ipa në Cydia Impactor

4. Shtypni "OK"



5. Vendosni Apple ID-në tuaj



6. Vendosni password-in e Apple ID-së.



7. Cydia Impactor do të fillojë firmosjen e aplikacionit dhe instalimin e tij.
8. Pas instalimit, shkoni tek Settings > General > Profiles & Device Management. Klikoni sipër profilit me Apple ID-në tuaj dhe shtypni "Trust".
Tani mund ta përdorni aplikacionin e modifikuar.

Shënim: Aplikacioni duhet instaluar çdo javë nëse keni një Apple ID të thjeshtë dhe çdo vit nëse keni një Account Zhvilluesish.

Këtë mund ta bëni edhe me: 
-YouTube++ (Shkarko IPA)
-Snapchat++ (Shkarko IPA)
-Instagram++ (Shkarko IPA)
-Twitter++ (Shkarko IPA)
-FaceBook++ (Shkarko IPA)
-Vine++ (Shkarko IPA)
-Whatsapp++ (Shkarko IPA)

Gjithashtu ju kujtojme se këto linqe do të përditësohen prandaj qëndroni me ne.
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment