Në një portal mjaft të famshëm në Kinë janë publikuar imazhet e para të chip-it A10 i cili supozohet të jetë ai që do të montohet në iPhone 7. Një nga detajet e para që vihet re është sipërfaqja që ai mbulon në bord.

Nëse chip-i që shikoni në imazhin e artikullit konfirmohet, atëherë ai do të zërë të njëjtën sipërfaqe në bord, ashtu si chip-i A9. Kjo do të thotë gjithashtu që teknologjia e instruksioneve të proçesorit do të jetë ajo me 64-bit.


Nga imazhet nuk mund të konfirmohet fakti i përdorimit të teknologjisë së ndërtimit të semikonduktorëve me madhësi 16 nm. Nëse kjo teknologji është përdorur nga Apple, atëherë chip-i A10  do të jetë më i shpejtë se A9 por mendohet të integrojë edhe më shumë memorie RAM. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment