Me afrimin e ditës së prezantimit të modeleve të reja iPhone, thashethemet rreth iPhone 7 janë rritur akoma më shumë gjatë këtyre javëve. Kohët e fundit, janë fokusuar tek numri i pajisjeve që do të prezantohen nga Apple në shtator, dhe emrat që do të ketë çdo seri. Përveç iPhone 7, do të ketë edhe një iPhone 7 Plus apo edhe një iPhone 7 Pro?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë Macotakara, një faqe mjaft e besueshme për sa përket parashikimeve rreth produkteve Apple. iPhone 5.5" këtë vit do të jetë vetëm një, konfirmon Macotakara duke qëndruar në linjë me thashethemet e tjera të ngjashme që e përjashtonin mundësinue e dy iPhone-ve, një me fotokamera të dyfishtë dhe smart connector, ndërsa tjetri jo.

Sipas faqes japoneze, Apple do të mbajë emrin "Plus" për pajisjen më të madhe, duke përjashtuar atë "Pro", duke e lënë atë një ekskluzivë të iPad dhe Mac. Macotakara ka konfirmuar edhe praninë në iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të një butoni Home touch-sensitive që do të zëvendësojë butonin klasik Home. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment