Në një postim të bërë në rrjetin social Reddit, stafit të Pangu i kërkohet që të sjellin Jailbreak edhe për iDevice që montojnë një proçesor me 32 bit. Në përgjigjen e kthyer, shkruhet se për momentin nuk ka asnjë plan që Jailbreak aktual të suportojë këto iDevice. Kjo do të thotë se nëse keni një iDevice nën iPhone 5s atëherë nuk mund të instaloni Jailbreak në iOS 9.3.3.

Kujtojmë që në listë e të përjashtuarve janë iPhone 5 dhe iPhone 4s të cilët aktualisht suportojnë instalimin e iOS 9.3.1. Më poshtë po ju sjellim dhe listën e plotë me iDevice që do të suportohen dhe ato të cilat nuk do të suportohet:

  • iDevice me proçesor 64 bit: iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE iPod touch 6G iPad mini 2, iPad mini 3, iPad mini 4, iPad Air, iPad Air 2, iPad Pro 
  • iDevice me proçesor 32: iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5c iPod touch 5G iPad mini, iPad 2, iPad 3rd gen, iPad 4th gen

Nëse iDevice juaj bën pjesë në listë e dytë atëherë ju do ta keni të pamundur të instaloni Jailbreak në iOS 9.3.3. E vetmja zgjidhje për ju mbetet të mbani iOS 9.0.2 i cili suportohet nga Jailbreak për këtë version për iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment