Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një produkt mjaft të dobishëm për Mac i cili do t'ju japë mundësinë të shtoni deri në 200 GB hapësirë extra. Ai instalohet në portën e SD Card dhe është  pothuajse i padukshëm, estetikisht.

Nifty MiniDrive është produkti i prodhuar nga kompania Nifty e cila sjell në treg një slot i cili mund të integrojë një Mini SD Card deri në të 200 Gb. Kjo hapësirë mund të shfrytëzohet në shumë mënyra por mbi të gjitha, ju jep mundësinë të transportoni të dhënat vetëm nëpërmjet një Mini SD Card.

Produkti kushton duke filluar nga 39.99$ pa një Micro SD të përfshirë, por nëse dëshironi, përveç tij mund të porosisni edhe mini SD Card të markës SanDisk me kapacitet deri në 200 GB kundrejtë shumë 189.98$. Produkti përshtatet vetëm me:

  • Macbook Air 13''
  • Macbook Pro 13''/15''
  • Macbook Pro Retina 13''/15''

Nëse keni probleme hapërsire me Macbook sepse keni shumë të dhëna për të ruajtur, atëherë Nifty MiniDrive mund të jetë zgjidhja e duhur. Nga këtu mund të merrni detaje të tjera në lidhje me këtë produkt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment