Microsoft është treguar i shpejtë në përmirësimin e paketës së saj Office të aplikacioneve për iPad Pro, por kompania nuk dha asnjë shenjë të tillë rregullimi në paketën Office për iPhone. Duke filluar që sot, Microsoft po përditëson Word, Exel dhe PowerPoint për iPhone duke përfshirë aty edhe një opsion vizatimi. Ashtu si variantet e Windows dhe iPad, Office në iPhone tashmë do tju lejojë të përdorni gishtat tuaj për të shkruar, vizatuar apo nënvizuar në dokumentet e saj.

Në Word për iPhone opsioni i vizatimit që po përshkruajmë është pak i vështirë për tu gjetur por sapo ta mësoni ku dhe si ta përdorni do të mund të selektoni dhe të punoni me tekstin ashtu siç bëni në kompjuter dhe më kollaj. Në opsione mund të ndryshoni edhe trashësinë e vijës së lapsit që po përdorni, ndërsa në PowerPoint mund ti vizatoni vetë slidet sipas dëshirës. Përditësimi i fundit i Office për iPhone mund të gjendet në dyqanin e Apple App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment