Ju jeni duke e shkatërruar smartfonin tuaj duke e lënë gjatë gjithë natës në mbushës. E gjitha kjo sipas një grupi studentësh në “Battery University”, të cilët kanë pohuar se presioni i vazhdueshëm i rrymës në telefonin tuaj, e dëmton atë.

Ata gjithashtu kanë thënë se është më mirë që mos ta mbushni kurrë plotësisht telefonin tuaj. “Li-lion”, lloj bateriash e cila gjendet shpesh tek Iphone është lloji i cili funskionon më së miri sipas tyre, pasi që nuk duhet të mbushet plotësisht dhe në këtë mënyrë jetëgjatësia e saj është edhe më e madhe.

Kështu që, sipas rekomandimeve të tyre gabimi që ne e bëjmë me smartfonët është duke i lënë në karikues gjatë gjithë natës dhe duke i mbushur plotësisht.

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment