Loja më e përfolur e momentit, “Pokemon GO”, ka marrë shumë lëvdata duke qenë se nxit përdoruesit e saj që të dalin në ambientet e jashtme dhe në një farë mënyre të kryejnë aktivitet fizik. Ekspertët nga Britania e Madhe kanë theksuar se “Pokemon GO” ju ndihmon të digjni kaloritë e tepërta.

Sipas ekspertëve, ata që luajnë Pokemon GO për një orë, djegin rreth 190 kalori, ndërsa ata që luajnë gjithë ditën, djegin rreth 1,130 kalori. Ndërkohë, njerëzit që luajnë Pokemon GO për një fundjavë vlerësohet që djegin më shumë 2,260 kalori.

Rob Edmundson, nga instituti britanez “BUPA” u shpreh se “Pokemon GO” ka një veti shumë pozitive, sepse inkurajon njerëzit të largohen nga tavolina e tyre dhe të dalin e të ecin në natyrë”.

0 komente:

Post a Comment