Në këtë artikull do t'ju sjellim lajme të tjera në lidhje me iPhone 7. Do të fokusohemi tek zëvëndësimi i kufjeve Jack 3.5mm me një box audio i cili do të bëjë më në fund të mundur integrimin e teknologjisë Stereo edhe në këtë iDevice.

Bokse stereo apo një tjetër mikrofon?
Siç ju kemi raportuar shpesh, në Kinë ka disa muaj që kanë nisur prodhimet e iPhone 7 jo origjinal dhe të gjitha thashethemet janë bazuar pikërisht mbi ato. Sipas disa skicave të përgjithshme të një prej produkteve klonë të iPhone 7, vëndi i liruar nga kufjet Jack 3.5mm do të zëvëndësohet pikërisht me një tjetër box duke i dhënë mundësi iPhone të riprodhojë audio me teknologjinë Stereo.

Nga ana tjetër NoWhereElse.fr, një portal mjaft i madh Francez, pretendon se ka materiale që vijnë nga Foxconn, kompania që po prodhon iPhone, të cilat vërtetojnë se vëndi i kufjeve Jack 3.5mm do të zëvëndësohet me një tjetër mikrofon dhe jo me një boks për riprodhimin audio.

Duke qënë se aktualisht verisoni 6s dhe 6s Plus integrojnë 2 mikrofonë pranë portës Lightning, një tjetër boks për riprodhimin audio do të ishte më i dobishëm për të gjithë, pasi deri tashmë të gjitha versionet e iPhone kanë të integruar vetëm një boks. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment