Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili lidhet me sigurinë e iOS, e cila duket se është vënë në shinjestër nga kompania private NSO Group ku operon në sektorin e zbulimit për llogari shtetin Amerikan dhe jo vetëm.  Konkretisht kjo kompani i shet shtetit Amerikan shërbime zbuluese dhe sipas ekspertëve një nga shërbimet e shitura është dobësia e gjetur në kodin ekzekutiv të komunikimit  të sistemit operativ iOS me sensorin GPS.

Nëpërmjet këtij artikulli ne duam t'ju sensibilizojmë që të përditësoni iOS sa më shpjetë të jetë e mundur.  Nëpërmjet dobësisë së gjetur nga kompania NSO Group, një hacker mund të hyjë në iDevice-in tuaj dhe të marrë çdo lloj informacioni. Sipas ekspertëve, tashmë ekziston një treg i padeklaruar, ku shumë kompani të treta paguajn ë hacker-a për të gjetur dobësi në sistemet operative të instaluar në SmartPhone, dhe më pas i shesin këto informacione tek agjensitë e spiunazhit shtetërore ose private.

Problemi me sensorin GPS dhe kodin ekzekutiv është zbuluar rastësisht nga Ahmed Mansoor, një emër i njohur si simboli i ruatjes së të drejtave të njeriut, i cili ka marrë një mesazh ku i raportohej se do të merrte informacione mjaft të rëndësishëm, për politanë të njohur, nëse do të klikonte në linkun e bashkangjitur në mesazh. Ai nuk ka klikuar, por këtë mesazh e ka raportuar tek një kompani e cila ka konstatuar se nëse ai do të kishte klikuar, të dhënat personale do të përfundonin në duar të palëve të treta, ekzaktësisht tek server-at e një kompanie të panjohur e cila supozohet të jetë ajo që ka shfrytëzuar dobësinë e gjetur nga kompania NSO Group.

Nga e gjithë kjo histori, Apple ka rregulluar këtë problem në një nga përditësimet e fundit por pa shumë zhurmë dhe ne ju këshillojmë që të përditësoni versionin e iOS, në atë më të fundit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment