Kompania Intel ka prezantuar në një event special produktet që do të vijnë në të ardhmen, në tregun e teknologjisë. Produktet e prezantuara i dedikohen teknologjive të reja si ajo 4K ose realiteti virtual. Pikërisht për të qënë në linjë me kërkesat e tregut, Intel, ka krijuar serinë e re të proçesorëve nën emrin Kaby Lake i cili është pasardhësi i Broadwell and Skylake.

Kaby Lake do të përmbushë të gjitha nevojat e tregut në lidhje me teknologjinë 4K e cila kërkon potencial të madh hardware për përpunimin e imazheve. Sipas drejtuesve chip-i në fjalë do të përpunojnë teknologjinë 4K mjaft thjeshtë dhe në mënyrë fluide falë fuqisë hardware që ai do të integrojë.

Tjetër teknologji interesante e prezantuar nga Intel është edhe projekti Alloy i cili do të sjellë funksionin e integrimit e objekteve reale në realitetin virtual. Ekspertët mendojnë se kjo teknologji do të hapë horizonte të reja për zhvilluesit e programeve dhe jo vetëm.

Këto teknologji pritet të vijnë në treg shumë shpejt dhe Intel siguron se çmimi i tyre do të jetë mjaft i përmbajtur. Në artikujt e ardhshëm do t'ju sjellim lajme të reja në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment