Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program i cili do t'ju japë mundësinë të modifikoni dhe të shtoni efekte grafike në menu-në Home të iOS. Ai do t'ju japë mundësinë të modifikoni efektet vizuale të ikonave në 100%, pra kontroll të plotë mbi ato.

Iconizer është publikuar së fundmi në Cydia dhe pasi ta instaloni atë, do të keni mundësinë ta aktivizoni nga menu-ja Setting por dhe të personalizoni efektet sipas fantazisë dhe shijeve tuaja. Më poshtë do të gjeni disa nga funksionet më interesante të Iconizer:
  • Mund të konfiguroni animimet e ikonave
  • Mund të konfiguroni transparencën, dimensionet, këndin e rrotullimit, pozicionin si dhe disa parametra të tjera
  • Mund të zgjidhni ngjyrat, animimet, filtrat si dhe disa efekte të tjera për secilën ikonë
  • Mund të konfiguroni menu-në Dock
  • Mund të aplikoni tema dhe profile të gatshme

Më poshtë mund të shikoni edhe një video prezantuese të programit me të gjitha karakteristikat e tij. Kujtojmë gjithashtu se programi mund të shkarkohet nga Cydia kundrejtë pagesës prej 1.99$. Pra për ta instaluar duhet të keni Jailbreak.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment