Rrjeti social më i madh për momentin, Facebook ka lançuar një aplikacion të ri të quajtur Lifestage, një lloj ditari dixhital për video ku ju jepni të dhëna biografike të vetës suaj dhe pastaj i postoni ato në profilin apo në rrjetin e përbashkët të shokëve të shkollës suaj. Lifestage ofrohet vetëm për ata që janë 21 vjeç dhe më të rinj dhe ju lejon të shikoni edhe videot e nxënësve të tjerë të shkollës suaj dhe ti njihni ata më mirë.

Sa herë që një përdorues përditëson faqen e tij me informacione të reja, njoftimi shkon tek të gjithë shokët e grupit duke i nxitur ta shikojnë atë. Aplikacioni ju lejon të zgjidhni shkollën ku bëni pjesë, por ju nuk mund ti shihni profilet e shokëve të tjerë, derisa të formohet një grup prej 20 vetash i së njëjtës shkollë.

Sapo të keni mundësinë e shikimit të profileve të shokëve të shkollës ku bëni pjesë, mund të lidheni dhe të njiheni më mirë me njerëz që kanë të njëjtin aktivitet ashtu si dhe ju. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment