Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Solve: A colorfull graphing calculator, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Solve është një program i dobishëm i cili zëvëndëson funksionin e makinës llogaritëse të iOS duke shtuar edhe shumë funksione të tjera të cilat mund ti përdorni gjatë punës ose detyrave të shkollës. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Tell the difference, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tell the difference është një program edukativ i cili i dedikohet fëmijëve të vegjël duke i ndihmuar ato në hapat e para të dallimit të ngjyrave, formave dhe përmasave. Për fëmijën tuaj është një program i cili do ti mësojë shumë gjëra por dhe do ta zbavisë.


Safety Note+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Safety Note është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni shënime gjatë ditës edhe ti ruani ato nëpërmjet fjalë kalimi. Stili i aksesimit të informacioneve ngjason me atë të sistemit operativ Android. Ja vlen ta merrni këtë program.


Delete Duplicates + CleanUp, nga 0,99€, falas /iPhone
Falë këtij aplikacioni ju mund të fshini kontaktet që keni të regjistruar nga dy herë në iPhone, të fshini disa kontakte përnjëherë ose t'i bëni backup.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment