Të premten, me datë 19 Gusht 2016, Apple ka prezantuar një tjetër version beta të iOS 10 për zhvilluesit e programeve dhe për testuesit publik që janë rregjistruar në programi e betave publike. Në programin e zhvilluesve ky është versioni beta 7, kurse në atë të betave publike është beta 6.

Nga testet e para nuk duket se Apple ka integruar funksione të reja. Kompania ka raportuar se janë rregulluar shumë probleme të raportuara nga versionet e kaluara beta dhe tashmë pritet që iOS 10 të kalojë në fazë Release Candidate, pra në fazën e parafundit e cila paraprinë versionin final.

Kujtojmë që për të instaluar këtë version mund të ndiqni 2 rrugë. E para duke e instaluar atë direkt nëpërmjet teknologjisë OTA. Mënyra e dytë është nëpërmjet iTunes por më parë duhet të shkarkoni sistemin operativ iOS nga programi i zhvilluesve dhe ta instaloni atë në mënyrë manuale. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment