Apple ka prezantuar për zhvilluesit versionin beta 5 të iOS 10 dhe versionin beta 4 publik. Beta 5 doli pothuajse pas një jave pas publikimit të versionit beta 4. Në këtë fazë, iOS 10 futet në një version të qëndrueshëm dhe përgatitet për një lëshim tek publiku. Nga testet e para duket se ka shumë pak gjëra të reja dhe më shumë rritje performance dhe qëndrueshmërie.

Kujtojmë që nëse dëshironi të instaloni këtë version në iDevice-in tuaj duhet të jeni rregjistruar ne programin e zhvilluesve ose në programin e betave publike. Përditësimi mund të bëhet nëpërmjet teknologjisë OTA (Over The Air). Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me iOS 10 beta 5. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment