appleios93
Para pak ditësh Apple sapo lëshoi iOS 9.3.5 për çdo iDevice. Flitet për një update të rëndësishëm sigurie.
Apple rregulloi një exploit që mundësonte spiunimin e çdo gjëje që ndodhte në iPhone  nga një spyware i krijuar nga shoqëria israelite NSO Group.  Me instalimin e tij, u bë i mundur spiunimi i mesazheve, e-maileve, kontakteve, passwordeve edhe rregjistrimi i zërit me mikrofon, me pak fjalë kontroll i plotë i pajisjes. Kjo realizohej kur përdorëuesi shtypte një link edhe në fshehtësi, pajisja e tij bëhej "Jailbreak" dhe instalohej ky spyware i rrezikshëm. Gjithashtu me disa nga këta exploit, një hacker demonstroi Jailbreak për iOS 9.3.4. 
Gjithsesi ne ju këshillojmë ta instaloni këtë update menjëherë, ose të keni kujdes tek linqet që shtypni. Nëse doni të ruani jailbreakun mund të prisni nëse në Cydia do të dalë ndonjë patch për  rregullimin e këtyre exploits. Gjithashtu nëse keni një pajisje 32-bit me ios 9.2-9.3.3 dhe doni jailbreak mos bëni update pasi ka mundësi mund të shohim ndonjë jailbreak pasi Luca Todesco është duke punuar per këtë.
Ky ishte një nga përditësimet më të rëndësishëm të Apple, për një exploit të rrezikshëm që mund të ketë qënë këtu me vite. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment