Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Power Hover.

Udhëtoni me një hoverboard dhe zbuloni një botë plot peisazhe fantastike duke sfiduar forcën e gravitetit. Power Hover është një lojë aksion mjaft emocionuese ku duhet të fitoni sfidat duke dribluar  krimbat gjigant dhe rrezet lazer ndërkohë që mblidhni energjinë e nevojshme për të vazhduar përpara. 

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Power Hover do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment