Janë me mijëra viktimat që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në mbarë botën vetëm për shkak të mungesës së ndihmës së shpejtë në momentin e duhur. Ndodh që këto të fundit njoftohen me vonesë, ndodh që kanë të vështirë të lokalizojnë me saktësi vendndodhjen e një aksidenti. Pikërisht këtë synon të zgjidhë një aplikacion i ri i hedhur në treg dhe i quajtur “CrashDetect”.

Aplikacioni u vjen në ndihmë të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe përmes llogaritjes së forcës së gravitetit në në lëvizje, aktivizohet në momentin e përplasjes dhe dërgon një sinjal alarmi në spitalin apo qendrën spitalore më të afërt.

Bashkë me alarmin, aplikacioni siguron edhe të dhënat e të sakta të vendndodhjes së aksidentit, të dhëna që mund të përdoren nga ekipi i urgjencës për të mbërritur sa më parë në vendin e ngjarjes. Aplikacioni është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe krijuesit e tij synojnë që ta zgjerojnë këtë shërbim fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Europës dhe më pas në gjithë botën.

0 komente:

Post a Comment