Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Defender City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Defender City është një lojë strategjike ku detyra juaj është të mbroni fortesën e qytetit tuaj nga sulmet. E veçanta e kësaj loje qëndron në grafikën e saj pasi gjithçka është e vizatuar me dorë mbi një letër fletoreje.




AirPhotoViewer, nga 4.49€, Falas /iPhone, iPad
AirPhotoViewr është një aplikacion që na lejon të shohim imazhet tona nga kompjuteri me anë të wireless, pa pasur nevojë të bëjmë sinkronizim. Përveç mundësisë së shikimit të fotove nga PC/Mac pa sinkronizim duke përdorur rrjetin Wi-Fi, suporton edhe prezantimet, miniaturat, zoom e shumë të tjera. Mund ti shkarkojmë imazhet nga kompjuteri për ti parë ato edhe offline. Aplikacioni është universal.


- Splot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splot është një lojë me shumë aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë krijesat e quajtura Birdlings. Ai duhet të vrapojë deri në fund të misionit dhe të shpëtojë sa më shumë krijesa. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Recorder Pro: Recording Plus, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Recording Pro është një program që na lejon të të rregjistrojmë në formatin audio duke shfrytëzuar mikrofonin e iDevice. Në App Store cilësohet si një nga programet më të thjeshtë për të rregjistruar çfarë do lloj situate. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment