Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pool+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pool+ është një lojë në të cilën ju do të luani bilardo me miqtë tuaj online ose të merrni pjesë në ndeshjet e kampionatit për tu bërë kampioni numër 1. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft real ku rrespektohen të gjitha ligjet e fizikës. Ja vlen ta merrni!


Infinity Image, nga 0.89€, falas. /iPhone
Infinity Image është një program për mofidikimin e fotove. Ai ju lejon ti shtoni atyre efektin e pafundësisë duke përcaktuar formën e valëvë që e rrealizojnë atë. Gjithashtu do të keni mundësin të përcaktoni edhe parametra të tjerë. Ja vlen ta merrni këtë program.


Amazing Sacrifice, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Amazing Sacrifice është një lojë mjaft e bukur edhe e krijuar nga një staf mjaft të kualifikuar programuesish edhe dizajner-ash. Qëllimi i lojës është të hidhni pulën në sobën me zjarr duke evituar të gjitha kafkat ose duke përdorur solucione magjike kundra tyre.


Videomator, nga 0.89€, falas. /iPhone
Videomator është një program i cili do t'ju lejojë të rregjistroni filmime duke i aplikuar fotokamerës, efekte të ndryshme grafike. Të gjitha efekte aplikohen në kohë reale, pra gjatë rregjistrimit. Nëse jeni të apasionuar pas filmimeve atëherë ja vlen ta merrni programin në fjalë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment