Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

ProCam 3, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
ProCam 3 është një program mjaft profesional për menaxhimin e fotokamerës së iPhone ose iPad. Programi do të na japë mundësinë ti aplikojmë fotokamerës efekte grafike, zgjedhim kualitetin e fotografive si dhe disa funksione të tjera mjaft interesante. Ja vlen ta keni këtë program.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Wikilinks, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Wikilinks është motorr kërkimi virtual i cili mund të bëhet programi kryesor i kërkimit të çfarëdo lloj informacioni në rrjetin Internet. Programi do të kërkojë fjalët kyçe që ju dëshironi të kërkoni dhe do të shfaqë në ekran rrezultatet duke i kërkuar ato nga rrjeti.


Be Red Cloud Warriors, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Be Red Cloud Warriors është një lojë mjaft e bukur e cila ambjentohet në periudhën e indianëve të Amerikës të cilët duhet të luftojnë për të mbrojtur vëndiin e tyre. Gjatë lojës do të luftoni me të gjitha mënyrat e mundura për të mposhtur armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment