Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Epic Flail, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Epic Flail është një lojë mjaft e bukur e cila ambjentohet në cirk ku lojërat e personazhit janë me të vërtetë të rrezikshme në ju nuk kryeni me përgjegjësi çdo hedhje. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Parker Planner, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Parker Planner është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjatë krijimit të shënimeve do të keni në dispozicion edhe një kalendar i cili do të shpejtojë mbajtjen e shënimeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Crash the Commet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crash the Commet është një lojë në të cilën detyra juaj është të mbani në trajektore kometën që kalon pranë planeteve të ndryshme. Kini kujdes sepe nuk do të jetë detyrë aq e lehtë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment