Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

iOverwrite, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOverwrite është një program i cili do të shkruaj të dhëna të cilat do të mbishkruajnë file-et e fundit të fshira nga ju. Në këtë mënyrë nëse dikush tenton të rekuperojë të dhënat që keni fshirë, ai nuk do të arrij ti marrë ato nëse keni aplikuar funksionin e programit në fjalë. Sot mund ta merrni falas atë.


Gangster Granny 3, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Tower Of Fortune 2, nga 0.79€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


- Neon Shadow, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Neon Shadow është një lojë në të cilën duhet të shpëtoni botën nga robotët alienë të cilët kanë në dispozicion armë shkatërruese. Nëse dëshironi, gjithashtu mund të luani online me miqtë tuaj ku mund të tregoni aftësitë luftarake.


Rune Gems, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


True Skate, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
True Skate është një lojë krejtësisht e bazuar tek fizika dhe për të luajtur duhet të kryejmë disa gjeste në ekran nëpërmjet gishtërinjve për të kontrolluar skateboard-in, duke na mundësuar të bëjmë disa akrobacira fantastike. Për tu spostuar përpara mjafton të rrëshkiskni gishtin në ekran. Ja vlen ta provoni.


The Greedy Cave, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Greedy Cave është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë sekretet e një shpelle që fsheh thesare të paçmuara. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment