Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


- Tiny Bridge: Ratventure, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Bridge është një lojë në të cilën do të ndihmoni personazhin e lojës të mbledhë të gjitha copat e djathit që gjen gjatë rrugës. Kini kujdes kur të kaloni mbi urë sepse ato janë mjaft të lëvizshme dhe mund të jenë fatale. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Blox 3D Junior, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D Junior është një lojë mjaft e bukur e cila i dedikohet fëmijëve. Ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme kubet në 3D. Ja vlen ta merrni këtë program.


Brutal Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Brutal Labyrinth është një lojë në të cilën duhet të drejtoni sferën në një labirinth me shumë pengesa. Aftësia juaj do të duket kur të mbërrini në fund të labirinthit. Për të qënë i pari duhet të luani në 42 nivelet që loja ofron. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad, këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment