Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- MindNode, nga 9.89€, falas. /iPhone, iPad
MindNode është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjell në iDevice një mënyrë grafike për të krijuar diagramet Mind Mapping. Sot ky program mund të shkarkohet falas vetëm për një periudhë të limituar.


Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


-  Calendarium, nga 0.89€, Falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron një kalendar virtual me shumë funksione interesante ku ndër këto do t'ju ofrohet edhe mundësia për të parë motin për ditën e sotme në qytetin tuaj. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store. 


- Cardinal Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cardinal Land është një lojë në të cilën do të ndërtoni kafshët që duhet të shfaqen në imazhin përfundimtar, duke bashkuar të gjitha figurat e ngjyrosura, brënda 30 sekondave. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment