Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Perfect Cut, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Perfect Cut është një lojë në të cilën ju do të prisni figurat gjeometrike që kërcejnë nga deti aq sa kërkohet. Sa më shumë ti afroheni përqindjes së kërkuar, aq më shumë pikë fitoni. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Euclidea 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Euclidea 3 është një program mjaft i dobishëm në të cilin do të gjeni zgjidhje për shumë probleme gjeometrike. Çdo zgjidhje shpjegohet në mënyrë interaktive kështu që do të jetë mjaft e thjeshtë ta kuptoni atë. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Zuki's Quest, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zuki's Quest është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të ndihmoni Zuki-n të zbulojë të gjitha sekret e botës ku ndodhet. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë prengesa që do të ndalojnë rrugën e tij.


- Zombie Quest, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zombie Quest është një lojë në të cilën ju do të luftoni me krijesa gjysëm të vdekura të cilat po pushtojnë qytetin tuaj. Nëpërmjet forcave të mbinatyrshme, duhet ti eliminoni ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment