Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Mahjong Artifacts® nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Largohuni nga furia e jetës moderne dhe zhytuni në atmosferën antike të Mahjongg Artifacts®! Një kapitull i ri që të gjithë fansat e këtij lloji do të adhurojnë, me tre mënyra loje që do ju njohin me pesë kultura ekzotike.


- Hover Cross Skills, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Hover Cross Skills është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një makinë e cila qëndron në ajër. Duhet të fitoni të gjitha garat për të qënë kampioni absolut. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- iSenso, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iSenso është një lojë klasike e viteve 80' ku ju duhet të shtypni butonin e duhur për të fituar sa më shumë pikë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment