Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- TranslateSafari, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TranslateSafari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.




- Markdown: Powerful Markdown Editor, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Markdown është një program i cili na jep mundësinë krijojmë dokumente tekst, të formatuara me strukturën e quajtur pikërisht Markdown Language. Ja vlen ta merrni këtë program nëse jeni i apasionuar dhe punoni me këtë strukturë formatimi të dokumenteve.


- Vesper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vesper është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë dhe ruajmë shënime të ndryshme të cilat ju doni ti ruani në moment që keni një ide apo zgjidhje të një problemi, dhe jo vetëm. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment