Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ideaz, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ideaz është një program i cili na jep mundësinë të ruaj në iDevice të gjitha idetë për argumente të ndryshme si përshëmbull, udhëtimet apo në lidhje me dizajnin e shtëpisë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- OverColor Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
OverColor Pro është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të kombinoni figurat gjeometrike për të krijuar rrezultatin e kërkuar. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa mund të mendoni sepse duhet të kombinoni gjithashtu edhe ngjyrat. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


-  iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


MR: Monster Runner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MR Monster Runner është një lojë në të cilën ju duhet të të ndihmoni personazhin e lojës të bëhet vrapuesi më i shpejtë në planetin e tij. Gjatë kësaj aventure do t'ju duhet të kaloni shumë vështirësi ku duhet të jeni tepër të shkathët për ti kaluar ato duke vrapuar sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment