Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Z Hero, nga 0.89€, falas. /iPhone
Z Hero është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë botën e tij, duke shmangur të gjitha pengesat gjatë rrugës. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


River Raid Original, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
River Raid Original është një lojë e krijuar në vitet 80-90' dhe e sjellë së fundmi edhe në iOS. Qëllimi i lojës është të drejtoni një avion luftarak  i cili duhet të arrijë në destinacion duke eliminuar të gjitha pengesat që gjen gjatë rrugës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


The Secret of Grisly Manor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në të këtë lojë do të luani për të zbuluar sekretet dhe enigmat që gjyshi i Grisley Manor ka krijuar në shtëpinë e tij të vjetër. Ai ka qënë një inxhinier mjaft i zoti dhe në kohën e lirë ndërtonte ide të reja të cilat i aplikonte në shtëpinë e tij. Grisley është kthyer aty për të kujtuar kohët e vjetra dhe tani i duhet të zbulojë të gjitha këto enigma.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment