Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Monster Slash, nga 0.89€, falas. /iPhone
Monster Slash është një lojë në të cilën ju duhet të mposhtni armikun në dyluftime. Gjatë betejës duhet të përdorni të gjitha aftësitë e personazhit për të mposhtur kundërshtarit si dhe të ruheni nga truket e tij. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Night Photo and Video, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Night Photo and Video është një program mjaft profesional i cili ofron mundësinë për të bërë foto mjaft të bukura në ambjente pa dritë. Programi optimizion kamerën e iDevice për të përmirësuar ndjeshëm kualitetin e fotove në errësirë dhe ju jep mundësinë të ndryshoni disa parametra të fotokamerës sipas fantazisë. Ja vlen ta merrni këtë program.


PhotoJus Travel FX, nga 1,79€, falas /iPhone
Fotokamera më e mirë për udhëtartët! Jeni me pushime? Jeni për darkë në një restorant romantik? PhotoJus Travel FX shton automatikisht emrin e vëndit për fotot tuaja. Krijoni kartolina virtuale dhe ndajini ato me miqtë tuaj. 


Bubble Tower, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment