Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta provoni këtë program.


- Cubway, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cubway është një lojë në të cilën ju duhet të udhëtoni në një vënd abstrakt dhe të zbuloni të gjitha sekretet që fshihen pas tij. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të thjeshtë por që të bën për vete duke i bashkangjitur impenjimin që kërkon. Ja vlenta provoni.


- X-Dead, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
X-Dead është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luani në rolin e një superheroi i cili do të shfarosë të gjithë njerëzit gjysëm të vdekur të cilët janë mjaft agresivë dhe do të bëjnë të pamundurën të infektojnë qytetin tuaj. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment