Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sleep Talk Recorder, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sleep Talk Recorder është një program i cili rregjistron çdo fjalë që ju thoni kur jeni në gjumë. Nëse të tjerët ju thonë se flisni shpesh kur jeni në gjumë atëherë ky program do t'jua vërtetojë më së miri. Ja vlen ta merrni.


Flick Champions Summer Sports, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flick Champions është një program i cili ju ofron lojëra në sporte të ndryshme ku sigurohet argëtim dhe kërkohet impenjim sepse nuk do të jetë aq e lehtë të dilni kampion në çdo sport. Ja vlen ta merrni këtë program.


Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.



Okey, nga 0.89€, falas. /iPhone
Okey është një lojë e cila luhet me disa lloje blloqesh me ngjyra dhe numra të ndryshme. Çdo lojtar ka një grumbull prej 14 letrash ose blloqesh në fillim të një seti. Qëllimi i lojës është që të mbërrini në fund të lojës me një dorë letrash ose blloqesh të të njëtës ngjyrë dhe seri numrash. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment