Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Think, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Think është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju do të mësoni të luani me imazhet. Duke përdorur fantazinë do të mësoni të shpreheni nëpërmjet imazheve, do të luani në nivele më të vështira. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Virtual City, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Virtual City është një lojë mjaft e veçantë në stilin e saj. Në qoftë se keni dëshiruar ndonjëherë të jeni bosi i një qyteti dhe ta ndërtoni atë sipas ëndrrave të juaja atëherë kjo lojë pasqyron këtë dëshirë. Ju keni rrolin e drejtuesit më të lartë të një qyteti dhe duhet të vini në ekujlibër punën e banorëve, ekonominë, kënaqësinë e tyre dhe mbi të gjitha të ndërtoni këtë qytet në mënyrë të tillë që të jetë si një parajsë për banorët që jetojnë aty.


SatFinder Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SatFinder Pro është një tjetër program mjaft interesant i cili na ndihmon të gjejmë frekuencat e transmetimit satelitor duke na sinjalizuar në horizont pozicionin në të cilin duhet të drejtojmë satelitin për të marrë kanalet televizive të cilat transmetojnë në atë frekuencë.


- Rock Star Manager, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Rock Star Manager është një lojë në të cilën ju do të luani rolin e një manageri të yjeve muzikore të muzikës rock. Nëpërmjet strategjive do të bindi muzikantë të mëdhenj të punojnë për ju dhe të bëheni kështu agjenti numër 1.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment