Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

iMySystem, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na tregon disa informacione për iDevice-in që po përdorim. Mund të marrim informacion në lidhje me sistemin, në lidhje me memorien fikse dhe atë dinamike, me baterinë dhe shumë informacione të tjera në lidhje me proçeset që ekzekutohen nga sistemi operativ.


- Drop Flip, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Drop Flip është një lojë në të cilën detyra juaj do të jetë të hidhni topin në shportë. Për të arritur këtë qëllim duhet të poziciononi pengesat në mënyrë që të rrespektohen të gjitha ligjet e fizikës dhe topi të bjerë në shportë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


- JustSign, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
JustSign është një program mjaft i dobishëm për menaxhimin e dokumentave i cili ju ofron gjithashtu  funksionin e shtimit të firmës kudo që dëshironi. Ja vlen ta merrni këtë program nëse punoni shpesh me dokumenta.


Heavy Blade, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Heavy Blade është një lojë me aksion në të cilën do të ndihmoni personazhin e lojë të mbijetojë në një kohë kur të vdekurit ecin mbi tokë. Gjithashtu gjatë misioneve do të mund të përditësoni armët në mënyrë që ta dëmtoni më shumë armikun.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment