Siç ju njoftuam sot, Pangu Team ka lëshuar një program për të kryer Jailbreak në iOS 9.2/9.3.3 në iPhone, iPad dhe iPod touch. Jailbreak është i llojit Semi-Tethered, që do të thotë se nëse e fikni dhe rindizni pajisjen tuaj, Jailbrek do të fshihet nga pajisja juaj dhe nëse dëshironi të keni përsëri programin Cydia, duhet të bëni një zhbllokim direkt nga pajisja juaj.

Mjafton të shtypni ikonën PP Jailbreak dhe të bllokoni telefonin që do të bëjë një reboot. Në këtë mënyrë Cydia dhe çdo tweak do të kthehen në pajisjen tuaj. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni guidën tonë.

Pajijet që mund të bëhen Jailbreak janë: iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPod touch 6G, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad mini 4, iPad Air, iPad Air 2, iPad Pro 9.7″, iPad Pro 12.9″.

  • Programi Jailbreak iOS 9.2/9.3.3 - SHKARKO

Guida

1. Lidheni pajisjen tuaj me një kompjuter Windows

2. Hapni iTunes dhe bëni një backup. Në këtë mënyrë iTunes do të ruajë materialet tuaja dhe nuk do të humbisni asgjë nëse vendosni të bëni restore.

3. Mbyllni Itunes dhe hapni programin "pphelper_5.0.3.1142_25pp_00119_Setup" që keni shkarkuar në kompjuterin tuaj.


4. Tani programi do të shkarkojë disa të dhëna të nevojshme për të kryer Jailbreak. Për të nisur shkarkimin duhet të shtypni butonin jeshil. Pasi të ketë përfunduar shkarkimi, do të gjeni një program të ri në desktop, me emrin "PP" dhe një ikonë të Pangu Team.


5. Klikoni tek programi i ri që sapo është shtuar në desktop për të nisur proçesin e Jailbreak. Autorizoni programin (nëse kërkohet) dhe shypni butonin jeshil.


6. Do të nisë kështu proçedura automatike e Jailbreak. Do të kërkojë pak kohë. Në një farë pike do të kërkojë kodin e sigurisë (captcha) që duhet të vendosni. Vendoseni atë dhe shtypni butonin jeshil.


7. Nëse ju kërkohet, duhet të vendosni të dhënat tuaja Apple ID, por këtë nuk e kërkon për të gjithë përdoruesit. Akoma nuk kemi konfirmime.

8. Tani hapni aplikacionin Settings, shkoni tek General dhe më pas "Profiles". Do të gjeni një profil të ri të instaluar nga Pangu: klikoni tek "Trust iPhone Developer" për të lejuar instalimin e aplikacionit.


9. Tani klikoni tek aplikacioni që sapo keni instaluar dhe pranoni njoftimet push. Tani klikoni tek rrumbullaku dhe bllokoni ekranin e iPhone-it (një veprim shumë i rëndësishëm, përdryshe Jailbreak nuk do të fillojë).


Në një farë pike do të merrni një njoftim që do ju informojë për instalimin e programit Cydia. Zhbllokojeni pajisjen tuaj dhe Jailbreak do të vazhdojë proçesin.


Pasi të ketë përfunduar i gjithë proçesi, pajisja do të bëjë një reboot dhe mund të filloni të përdorni programin Cydia. Për çdo problem ju ftojmë të komentoni më poshtë dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment