Në një video të re promocionale, Samsung tregon diferencën midis një ekrani LCD dhe një ekrani AMOLED duke iu referuar në mënyrë indirekte edhe Apple, që përdor ekranet LCD në iPhone. Edhe iPhone 7 duhet të ketë një ekran LCD, ndërsa smartphone i parë me ekran AMOLED pritet të vijë në vitin 2017.

Në videon e mëposhtme, Samsung tregon të gjitha avantazhet e një ekrani AMOLED në krahasim me atë LCD. Bëhet fjalë për të dhëna objektive, të konfirmuara edhe nga ekspertë të sektorit: një ekran AMOLED ofron një eksperiencë më të lartë në krahasim me ekranet LCD.

Apple ka arritur të përshtasë në maksimum cilësinë e ekranit LCD në iPhone dhe iPad, duke qenë se ofron performanca të mira, por tani ka ardhur momenti të kalojë tek një tip i ri ekrani. Zërat e fundit konfirmojnë se do të jetë pikërisht Samsung furrnizuesi kryesor i ekraneve AMOLED për iPhone që do të prezantohet në vitin 2017. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment